Site icon PORTALB

Inspektorati i Tregut ka konstatuar 7 parregullsi gjatë 131 kontrolleve të kryera ndaj tregtarëve që shesin peleta

Peleta

Peleta

Inspektorati i Tregut ka kryer 131 kontrolle ndaj tregtarëve që shesin peleta. Inspektorati ka vërtetuar shtatë parregullsi, ku edhe janë marrë masat përkatëse, transmeton Alsat-M.

Në katër kompani nuk është gjetur evidencë ndërsa dy nuk i kanë plotësuar kushtet për kryerjen e veprimtarisë.

Vetëm në një kompani nuk ka pasur evidencë për kryerjen e tregtisë. Nga ky institucion thonë se marzha sillet prej 10 për qind deri në 40 për qind. Gjobat për shkeljet sillen prej 200 deri në 800 euro për person juridik.

Raporti për gjendjen me shitjen e peletave është dorëzuar në Qeveri.

Exit mobile version