Site icon PORTALB

Për 22 përqind janë rritur çmimet në industrinë e Maqedonisë së Veriut brenda një viti

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve në industrinë vendore, ndërkohë rritje më e madhe është regjistruar te prodhimet kapitale, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin qershor të vitit 2022, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të larta për 1.5% dhe për 21.9% në nivel vjetor”, bëjnë të ditur nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, rritje më e madhe është regjistruar te Prodhimet kapitale për 75.3 përqind, Prodhimet intermediare 28.6 përqind, Energjia 25.3 përqind, etj.

Exit mobile version