5 të vdekur dhe qindra të infektuar nga virusi korona në 24 orët e fundit në RMV

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19. Në 24 orët e fundit prej 1.866 të testuarve kanë rezultuar 884 të infektuar (rreth 47%). Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon:

  • Raste të reja: 884
  • Riinfektime: 190
  • Të vdekur: 1
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 4
  • Të shëruar: 746
  • Testime: 1.866

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 5.026. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 326.154
  • Të shëruar: 311.760
  • Të vdekur: 9.368
  • Testime: 2.114.405

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button