Site icon PORTALB

KF Shkupi u eliminua nga gara për në Ligën e Kampionëve

Ndeshja kualifikuese për në Ligën e Kampionëve ndërmjet Shkupit dhe Dinamos së Zagrebit filloi në ora 21:00 në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Pjesa e parë u karakterizua me disa mundësi për gol nga të dy anët, por përsëri mbaroi pa gola.

Në momentet e para të pjesës së dytë, Dinamo arriti të shenojë, 0-1. Me këtë rezultat mbaroi edhe ndeshja.Ndryshe, kjo është ndeshja kthyese ndërmjet këtyre dy ekipeve, pasi ndeshja e parë në Zagreb mbraoi 2-2.

Fituesi i ndeshjes do të përballet me Ludogoretsin më 2 gusht.

Exit mobile version