Site icon PORTALB

Rusia do të braktisë Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në vitin 2024 dhe do të ndërtojë të vetin

Orbita e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës mund të zhvendoset, për të shmangur një përplasje me mbeturinat e një sateliti amerikan të komunikimit

Foto ilustrim

Rusia ka publikuar se do të tërhiqet nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) në vitin 2024 dhe do të ndërtojë stacion të vetin. Shefi i agjencisë hapësinore ruse Roskosmos, Juri Borisov, deklaroi se Rusia deri atëherë do t’i përmbush obligimet e veta, transmeton Portalb.mk.

SHBA dhe Rusia së bashku me partnerët e tjerë, punojnë së bashku me sukses në ISS nga viti 1998. Stacioni është projekt i përbashkët i pesë agjencive hapësinore, në të cilën nga viti 1998 u zbatuan mijëra eksperimente shkencore. SHBA dëshiron të vazhdojë funsionimi i saj edhe për gjashtë vite pas 2024-tës.

Në takimin me Vladimir Putin, Borisov tha se është sjell vendim për braktisjen e projektit në vitin 2024.

“Mendoj se deri atëherë do të fillojmë të formojmë një stacion hapësinor rus”, tha Borisov.

Është e paqartë se çfarë nënkupton kjo për ardhmërinë e ISS-së, përderisa nga NASA thanë se nuk kanë marrë raportim oficial nga Moska.

 

Exit mobile version