Site icon PORTALB

Legalizohet Xhamia e Rinisë në Gostivar (Foto)

Xhamia e rinise në Gostivar

Xhamia e rinise në Gostivar

Falja e Namazit të Xhumasë për xhematin e Xhamisë së Rinisë në Gostivar, ishte e veçantë për shkak se xhamia e tyre u pajis me dokument legalizimi.

Në organizim të Këshillit të xhamisë, në Xhaminë e Rinisë në prani të besimtarëve u bë ndarja e Aktvendimit të legalizimit të objektit nga vetë kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta i cili i ndau aktvendimin Muftiut të Muftinisë së Bashkësisë Islame në Gostivar, Shaqir Fetahu, në pran

“Ne në bashkëpunim me muftiun e Muftininë e Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, këshillin e xhamisë, administratën e komunës, bashke me këshillin komunal, arritëm që ta japim aktvendimin për legalizimin e pare për një xhami në qytetin e Gostivarit. Me këtë dokument ne bëmë legalizimin e parë të një xhamie, shtëpie të Zotit. Është xhamia e parë që është legalizuar ne nivelin regjional, por mund te themi edhe nivel nacional. Kështu do vazhdojmë me bashkëpunimin si komune me muftininë, që gjitha objektet fetare qe nuk janë legalizuar te legalizohen dhe besimtaret e fesë Islame të mos kenë hamendje qe dikush te vjen dhe të gërvisht ndonjë pjesë të ndonjë këndi që është bërë në shtëpinë e Zotit. Prandaj sot është ditë e veçantë,  është dita xhumasë”, theksoi kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

“Kam kënaqësi të veçantë që në prezencë të kryetarit të Komunës, Nevzat Bejta dhe kryesuesit të Këshillit Komunal, Nasir Musliu të shpreh falënderime në emrin tim personal, Muftinisë dhe në emër të gjithë banorëve të lagjes që i takojnë kësaj xhamie, për legalizimin e objekti të xhamisë, të themi xhamisë më të re në qytetin e Gostivarit. Kjo tregon se procesi i legalizimeve në Gostivar tash filloi, dhe kjo në të njëjtën kohë promovon aktivitet e muftinisë dhe veçanti të komunës e cila kërkesat e këshillave të xhamive dhe qytetarëve i ka marrë shumë seriozisht dhe shpreh gatishmëri që sa më shpejt ta rrumbullakoi këtë proces”, tha Muftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu.

Edhe nga këshilli i xhamisë së Rinisë shprehen falënderime për komunën e Gostivarit që e pajisen xhaminë e tyre me Aktvendim legalizimi.

Në shenjë falënderimi, Muftiu i BFI-së, në Gostivar, Shaqir ef. Fetahu, kryetarit të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i ndau mirënjohje për kontributin e dhënë për Xhaminë e Rinisë.

 

 

Exit mobile version