Site icon PORTALB

Rusia sulmoi portin e Ukrainës, një ditë pas marrëveshjes për grurin

Pamje nga lufta në Ukrainë, foto: AA

Pamje nga lufta në Ukrainë, foto: AA

Pasi u raportua për disa shpërthime në portin jugor të Ukrainës, Odessa, tani është e qartë se prapa tyre qëndrojnë forcat ruse, shkruan CNN.

Sulmet me raketa ruse që goditën portin e Odessas vijnë vetëm një ditë pas marrëveshjes mes Ukrainës dhe Rusisë që do të lejonte rifillimin e eksportit të grurit nga Deti i Zi.

Serhi Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake të Odessas, ka thënë se dy raketa goditën infrastrukturën e portit dhe dy u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Të paktën gjashtë shpërthime u dëgjuan në Odesa, sipas anëtarit të parlamentit ukrainas Oleksiy Goncharenko.

Marrëveshja e së premtes premtoi të zhbllokojë portet në Detin e Zi për të lejuar kalimin e sigurt të grurit dhe farave vajore – disa nga eksportet më të rëndësishëm të Ukrainës.

Rusia deri më tani ka bllokuar qasjen detare në ato porte, që do të thotë se miliona tonë drithë ukrainas nuk janë eksportuar në shumë vende që mbështeten në të.

Exit mobile version