Pasi qyteti hoqi dorë, EMV do të marrë përsipër ngrohjen në Shkup, Qeveria e obligoi të themelojë kompani për energji termike
Kompania shtetërore Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) do të marrë përsipër ngrohjen në Shkup pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë ia hoqi tri licencat “Balkan Energy Group” (BEG). Pasi kryetarja e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska tha se qyteti nuk mund ta marrë ngrohjen edhe pse ka ndërmarrjen “Sistemin energjetik të qytetit”, e cila është themeluar pikërisht për këtë aktivitet nga pushteti i kaluar i qytetit, Qeveria ka ngarkuar EMV që të themelojë kompanitë e veta, transmeton Portalb.mk.
“SH.A. EMV – Shkup të zbatojë procedurën për themelimin e shoqërive tregtare për prodhimin e energjisë termike, për shpërndarjen e energjisë termike dhe për furnizimin me energji termike për zonën e Qytetit të Shkupit, themelues dhe partner i vetën do të jetë SH.A. EMV – Shkup. Në procedurën për zgjedhjen e ofruesit të aktivitetit energjetik i cili do të ketë obligim të sigurojë opinionin, gjegjësisht shërbim universal i zbatuar nga Qeveria”, thonë nga Qeveria.
Siç thotë qeveria, së shpejti do të publikohet shpallja për dhënien e koncesioneve për ngrohje në Shkup dhe deri atëherë BEG ka obligim që të furnizojë shtëpitë me energji termike, gjegjësisht Shkupi nuk do të mbetet pa ngrohje këtë dimër.