Site icon PORTALB

Në fshatin Kamjan të Tetovës do të hapet kafeneja e parë për gra

Fshati Kamjan

Fshati Kamjan

Me datën 1 qershor, të djelën në ora 13:30, do të hapet kafeneja e parë për gra në Kamjan të Tetovës komuna e Bogovinës.

Në hapjen solemne do të marrin pjesë Mary Jo Uohlers, bashkëshortja e Ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni, Medina Sinani, Hazbi Idrizi, Kryetar i Bogovinës, Teuta Arifi, Kryetare e Tetovës.

Një grant nga Nisma për Sipërmarrësi të Grave e ka ndihmuar znj. Medina Sinani të themelojë biznesin e ri. Kafeneja do të punësojë disa gra lokale dhe do të mundësojë shërbime tjera për biznese të udhëhequra nga gratë në rajon. Kjo kafene do të jetë një vendtakim për gratë lokale, që do iu mundësojë të socializohen dhe të bëjnë biznes jashtë shtëpive të tyre me një hapësirë ekspozese për produktet shtëpiake të bëra nga gratë lokale.

Para ceremonisë, Projekti i USAID-it për Zgjerimin e Bizneseve të Vogla, komuna e Bogovinës dhe Shoqata për Zhvillim Lokal Rural do të themelojnë zyrtarisht një partneritet për mbështetjen e grave sipërmarrëse në Pollog. Memorandumi i bashkëpunimit do të nënshkruhet në ora 13:00 në Korridorin e vjetër të Komunës në Kamjan.

Exit mobile version