Site icon PORTALB

Vuçiqit i ndalohet hyrja në Kroaci

Aleksandar Vuçiq, foto: Suad Bajrami

Aleksandar Vuçiq, foto: Suad Bajrami

Autoritetet kroate i kanë ndaluar hyrjen në vend Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Euro News.

Ky i fundit kishte planifikuar një vizitë private në kampin e përqëndrimit në Jasenovaç, por pala kroate deklaron se ai nuk kishte dhënë informacione zyrtare për kalimin e kufirit nga Bosnje-Hercegovina drejt Kroacisë.

Duke reaguar për ngjarjen, Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin deklaroi se nga sot, të gjithë zyrtarët kroatë do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli përpara se të futen në Serbi.

Exit mobile version