Site icon PORTALB

Tre viktima nga atentati në Fushë-Krujë

Atentat Fushë-Krujë, Foto: Printscreen nga video nga EuroNews

Tre persona kanë mbetur të vdekur nga një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës, mesditën e sotne, transmeton Euro News.

Në drejtim të automjetit ku ata ndodheshin, është qëlluar me 50 plumba dhe kjo ka shkaktuar vdekjen e tyre.

Një prej viktimave është identifikuar si shtetasi Diklen Vata, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i dy viktimave të tjerë.

Ata janë dërguar fillimisht në spital, por nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë plagëve të marra. Mësohet se viktimat janë të moshave 30-35 vjeç.

Në vendngjarje janë nisur drejtuesit e departamenteve të policisë dhe forca speciale.

Ende nuk dihet shkaqet po motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, teksa pritet një njoftim zyrtar nga policia.

Exit mobile version