Site icon PORTALB

Izraeli thotë se ka sulmuar një ndërtesë ushtarake në Gaza

Izraeli

Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur një fabrikë armësh në Rripin e Gazës në orët e para të së shtunës, tha ushtria, pas sulmeve kundër territorit izraelit.

Ky shkëmbim i zjarrit vjen disa orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, vizitoi Izraelin dhe Bregun e pushtuar Perëndimor.

“Pak kohë më herët, avionët e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit goditën një ndërtesë ushtarake në qendër të Rripit të Gazës, që i përket organizatës terroriste të Hamasit”, u tha në deklaratën e ushtrisë izraelite, transmeton REL.

“Ky vend ushtarak ka një kompleks nëntokësor ku mbahen materiale për të prodhuar raketa”, tha ushtria izraelite, duke shtuar se vendi që është sulmuar konsiderohet një prej hapësirave më të rëndësishme për prodhimin e raketave.

“Sulmi në këtë ndërtesë do të pengojë dhe minojë ndjeshëm aftësitë e Hamasit për ndërtimin e aftësive”, u tha në deklaratë, ku u shtua se Izraeli me këtë sulm i ishte përgjigjur “sulmeve nga Rripi i Gazës në territorin izraelit”.

Exit mobile version