Site icon PORTALB

Mbi 1.200 të infektuar brenda ditës nga koronavirusi në Kosovë

Koronavirusi, foto: Prasesh Shiwakoti (Lomash)-Unsplash

Foto ilustrim, foto: Prasesh Shiwakoti (Lomash)-Unsplash

Janë raportuar 1.219 raste të reja me koronavirus të premten në Kosovë, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton REL.

MSH tha se, në bazë të 3 mijë e 283 mostrave të testuara gjatë 24 orëve, 37.13 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Aktualisht, janë 4,225 raste aktive me koronavirus në Kosovë.

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka vënë në gjendje të gatishmërisë spitalet.

Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka nisur të rritet në gjysmën e dytë të qershorit.

Muajt e pranverës kanë qenë kryesisht të qetë sa u përket infektimeve – ka pasur ditë me zero raste. Shkalla e infeksionit është në rritje edhe në vende të tjera të Ballkanit dhe më gjerë.

Exit mobile version