Site icon PORTALB

Ndërroi jetë Ivana Trump, ish-gruaja e Donald Trump

Donald Trump dhe Ivana Trump

Gruaja e parë e ish-presidentit të SHBA-së, Ivana Trump ka ndërruar jetë nga një atak kardiak në moshën 73-vjeçare.

Ish-modelja ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Upper East Side të Nju Jorkut, sipas ish-bashkëshortit të saj, ish-presidentit Donald Trump, i cili ndau lajmin tragjik të vdekjes së saj në llogarinë e tij të Truth Social të enjten pasdite.

“Jam shumë i pikëlluar të informoj të gjithë ata që e donin, prej të cilëve ka shumë, se Ivana Trump ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në New York City”, ka shkruar ai.

Trump, që ka tre fëmijë me të, e përshkruante Ivanën si grua të bukur e të mahnitshme’, ndërsa vazhdonte lidhjen e saj të ngushtë me fëmijët e tyre: Donald Jr, Eric dhe Ivanka.

Ivana Trump ka lindur në Republikën Çeke dhe u martua me ish-presidentin në vitin 1977. Ata u divorcuan 15 vjet më vonë, në 1992.

Exit mobile version