Site icon PORTALB

Të hënën në ora 7 fillon pagesa e tarifës rrugore në autostradën Milladinovci – Shtip

Foto: Meta.mk

Foto: Meta.mk

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRrSh) njoftoi se nga ora 07:00 të hënën, më 18 korrik, do të vihen në funksion pikat e pagesës Preod dhe Kadrifakovë në autostradën A4 në pjesën Milladinovci-Sveti Nikollë-Shtip dhe anasjelltas, shkruan Meta.mk.

Sistemi Elektronik në pikat e pagesës është plotësisht funksional për pagesë të tarifave rrugore. Dy korsitë e para në të djathtë janë për automjetet që përdorin pajisje elektronike M-tag që përdoret për të kaluar duke e ngadalësuar shpejtësinë e mjetit dhe pa ndalur, ndërsa në korsitë e tjera përveç pagesës me para në dorë, mund të përdoret edhe karta M-smart si pajisje elektronike për arkëtimin e tarifave.

Çmimet e tarifave, sipas kategorive të automjeteve:

Pika e pagesës në Preod:

Pika e pagesës në Kadrifakovë:

Ndryshe, lajme për këtë rrugë mund të lexoni KËTU.

Exit mobile version