MPB: Nëse i njihni personat në foto paraqisni në polici (FOTO)

Ministria e Brendshme apelon qytetarët, nëse dikush njeh ndonjë nga banditët, siç janë gjashtë personat nga fotot e publikuara, të cilët më datë 05.07.2022 u sollën dhunshëm gjatë protestës së paparalajmëruar, duke hedhur sende të forta në drejtim të kordonit të policisë dhe godina e Kuvendit, gjatë së cilës u plagosën 47 punonjës policie, mund të lajmërojnë në numrin e telefonit 192 ose në komisariatin më të afërt, transmeton Portalb.mk.

Pavarësisht nëse kallëzimi është anonim apo jo, punonjësit e policisë do të veprojnë dhe në rast të vërtetimit të identitetit do të merren masat e duhura ligjore ndaj autorëve.

Këto persona kërkohen nga policia:

Ministria e Punëve të Brendshme apelon edhe një herë qytetarët që të mos lejohen të përfshihen në incidente të dhunshme, sepse do të merren masat më rigoroze dhe nuk do të tolerohet prishja e qetësisë dhe sigurisë. Çdo dialog duhet të zhvillohet në institucionet e sistemit, dhe policia mbetet garantues i sigurisë së atyre institucioneve, shtetit dhe qytetarëve të tij.

Ndryshe, dje Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se ka arrestuar edhe dy persona të tjerë për pjesëmarrje në protesta të dhunshme kundër propozimit francez më 5 korrik. Ndërsa për tre persona nga gjithsej 12 kundër të cilëve Prokuroria Themelore Publike në Shkup pardje ka ngritur aktakuzë për incidentet gjatë protestave në Shkup, ndiqen penalisht për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në pajtim me nenin 288 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të këtij ligji nga Kodi Penal. Nëntë të tjerët pas procedurës paraprake janë akuzuar për veprën penale Pjesëmarrje në turmë që do të kryejnë vepër penale nga neni 385 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Kujtojmë se opozita maqedonase VMRO-Levica mbi një javë protestojnë kundër propozimit francez, madje pasditen e 5 korrikut është shmangur incident ndëretnik pasi një grup protestuesish maqedonas, u përleshën me një grup të qytetarëve shqiptarë të cilët kanë qenë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Policia parandaloi përballje direkte dhe përshkallëzim të situatës.

Gjatë incidentit janë përdorur gurë, shishe dhe gjësende të forta, por janë dëgjuar dhe të shtëna me armë zjarri. Policia ka reaguar në kohë dhe ka shmangur përplasjen direkte. Si rezultat i këtij incidenti, janë dëmtuar disa makina të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun afër sheshit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button