Site icon PORTALB

Gruaja nga Tetova u plagos nga “plumbi qorr”

Tetova, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Tetova, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Një grua nga Tetova është plagosur rëndë nga një plumb qorr dje, me shumë gjasa gjatë një dasme, transmeton Portalb.mk.

“Dje (13-korrik) në ora 18:30 në SPB Tetovë është raportuar se 59-vjeçarja S.Sh. nga Tetova në oborrin e saj para shtëpisë në rrugën “JNA” në Tetovë, është goditur nga një plumb i padenstinuar, pas së cilës me urgjencë është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës. Inspektimi është kryer nga ekipi i SPB-Tetovë dhe rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, njoftuan nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë.

Raste të tilla dhe dëmtime të tjera të automjeteve dhe objekteve të shkaktuara nga këto plumba kanë ndodhur edhe në të kaluarën.

SPB Tetovë apelon që mos të përdoren armët e zjarrit gjatë dasmave.

Exit mobile version