Në Klinikën Infektive në Shkup janë shtruar 15 pacientë me Covid, çdo ditë kontrollohen nga 30 persona

Në Klinikën Infektive aktualisht janë 15 pacientë të shtruar me Covid-19 dhe në bazë ditore në këtë institucion shëndetësor kryhen rreth tridhjetë ekzaminime për Covid, bën të ditur për “Meta.mk” drejtoresha dr. Milena Stevanoviq. Sipas saj, me rritjen e numrit të Covid-it, pritet që të rritet edhe numri i ekzaminimeve dhe shtrimeve, transmeton Portalb.mk.

“Nuk kemi fluks pacientësh, por siç kanë dalë gjërat, është realiste të pritet që të ketë. U bëj thirrje njerëzve që të vaksinohen sepse vetëm kjo mund të na shpëtojë. Kushdo që ndjen siklet duhet të shkojë për ekzaminim tek mjeku amë. Tani në Klinikën Infektive nuk trajtohen vetëm pacientët me Covid, por kemi edhe pacientë me sëmundje të tjera infektive. Prandaj të gjithë duhet të rregullojmë veten”, thotë Stevanoviq.

Dr. Hristijan Kostov, drejtori i Spitalit “8 Shtatori”, thotë se mesatarisht në ditë në spital vijnë 10 pacientë, kryesisht me temperaturë të lartë.

“Ne bëjmë analiza të shpejta te pacientët që na drejtohen për ndihmë. Në qershor nuk kishim asnjë pacient me Covid, por tani kemi një duzinë në ditë. Qendra jonë Covid është e mbyllur, por nëse ka nevojë do ta riaktivizojmë. Kemi oksigjen, si dhe pjesën tjetër që na nevojitet për trajtimin e pacientëve me Covid. Në këtë moment, nëse pacienti shkon në spital, ne e drejtojmë atë në klinikë”, thotë Kostov.

Statistikat e rasteve pozitive me Covid-19 janë rritur ditët e fundit. Dje janë regjistruar 511 raste të reja nga 1489 testime të kryera, përkatësisht 34,4 për qind e testeve të kryera kanë rezultuar pozitive.

Ndryshe, Komisioni për Sëmundjet Infektive do të mbajë takim të premten për të diskutuar situatën me koronavirusin në vend. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button