Pasiguria ekziston, por cila është pasiguria më e madhe, dhe si rrjedhojë rreziku më i madh?

Në gjithë këtë pozitë pasigurie jashtëzakonisht të ndjeshme, kur shteti përballet me vendimin për të pranuar ose jo fillimisht “propozimin francez”, sigurisht që gjendemi përpara një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme dhe ajo është kjo e gjuhës maqedonase në këtë kontekst.

Jam shumë e lumtur që në këtë drejtim ka unanimitet në qasjen e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, pavarësisht përkatësisë etnike, dhe kjo nuk është rastësi, por vjen nga investimi në marrëdhënie të mira reciproke për dy dekada.

– Në çdo fatkeqësi ka edhe pak fat, dhe në këtë rast është se shqiptarët etnikë në Maqedoni kujtojnë qartë se si ishte të jesh në lëkurën e të sulmuarve, kur përdorimi i gjuhës së tyre kontestohej nga bashkëqytetarët e tyre në të gjitha mënyrat e mundshme dhe në të gjitha nivelet e mundshme. Duke u nisur nga këtu, të kuptuarit për këtë ndjenjë është i thellë, prandaj edhe solidariteti për të mbrojtur identitetin e maqedonasve, së bashku me gjuhën maqedonase, është padyshim i fortë dhe në krye të kësaj, qëndrimi i të gjithë qytetarëve së bashku për këtë çështje është mjaft e qartë.

Me të drejtë, i gjithë publiku është i fokusuar masivisht te propozimi francez dhe pasiguritë si dhe rreziqet që mbart ai, por bashkëqytetarët e mi harrojnë të mendojnë për skenarin tjetër, ndaj i bëjnë vetes vetëm një pyetje duke anashkaluar atë më të rëndësishmen: Çfarë do të ndodhë me vendin tonë nëse e refuzojmë këtë propozim?

Përkeqësimet e fundit të manifestuara qoftë nga protestat e organizuara nga partia më e madhe opozitare, qoftë nga qytetarë të rastësishëm që përdorin kanale të ndryshme komunikimi, madje edhe nga disa përfaqësues të sektorit joqeveritar në vend, tregojnë qartë brishtësinë e kohezionit ndëretnik në shoqëri, duke imponuar një rrezik serioz dëmtimi të marrëdhënieve të mira në të cilat, e përsëris edhe një herë, kemi investuar për dy dekada, që për disa është një jetë. Dhe a është ky një luks që mund ta përballojmë në këtë fazë?

– Së pari, paqartësia e vetë dokumentit dhe faktori mistifikues i moshapjes transparente të “Protokollit” për një diskutim të gjerë në publik, lë vend për skepticizëm e dyshim dhe ndërtim mosbesimi mes komuniteteve brenda; si dhe ndërmjet faktorëve nacional dhe ndërkombëtarë në një nivel tjetër. Pra, çfarë ndodh më pas nëse hyjmë dhe e kalojmë më tej këtë prag, siç është? Çfarë është ajo me të cilën do të sfidohemi?

Padyshim, pasi pasiguria çon në frikë, frika dhe pasiguria mbizotëron në skenarin e dytë, krahasuar me situatën tashmë të njohur – kur propozimi francez do të refuzohej.

Kuptohet, asnjëri prej nesh nuk mund të garantojë se në një skenar ku propozimi francez refuzohet, nuk do të ketë një regres prej rreth dy dekadash dhe nuk do t’i afrohemi më kurrë kaq pranë pranimit tonë në BE dhe orientimit pro-perëndimor si vend.

Nëse ky propozim konsiderohet nga disa si i keq, që sigurisht se nuk është; sepse edhe nëse ky hap pranohet dhe kalohet, në asnjë moment askush nuk e detyron askënd që pa vullnet të pranojë ndonjë propozim të caktuar; atëherë nuk duhet shumë mendje dhe mençuri për të supozuar dhe parashikuar se e keqja që mund të na godasë të gjithëve së bashku në rast se ky prag nuk kalohet, sigurisht do të jetë me përmasa të tmerrshme.

Pranvera Kasami- Institute for Leadership and public policy

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button