Maratonë afatesh të shkelura kohore për publikimin e ueb-faqes së re të ARS-së

Ueb-faqja e re e Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS) ende nuk është lëshuar në përdorim, ndonëse nga kjo agjenci thonë se është gati dhe kanë premtuar disa herë afate kohore për publikimin e saj. Deri sot të gjitha këto afate janë shkelur. Më poshtë, Portalb.mk ju sjell në formë kronologjike premtimet maratonë të ARS-së për ueb-faqen e re. 

Ish-zëvendës drejtori Avni Rustemi, tha se do të ketë ueb faqe të re në tre gjuhët, pasi aso kohe ueb-faqja nuk ishte në gjuhën shqipe.

Agjencia për Rini dhe Sport deklaroi se deri në gusht apo shtator, OSBE-ja do ju dorëzojë ueb-faqen e cila është donacion dhe pastaj do ju duhen disa javë për ta punuar të njëjtën.

Agjencia për Rini dhe Sport deklaroi se kanë pranuar donacionin nga OSBE-ja për ueb-faqen e re dhe se do ju duhen edhe pesë javë nga atëherë që ueb-faqja të jetë gati.

Agjencia nuk u përgjigj në pyetjet gazetareske se pse nuk ishe lëshuar në përdorim ueb-faqja në afatin e deklaruar në gusht.

Ish-zv.drejtori Avni Rustemi nuk u përgjigj në pyetjet e Portalb.mk për ueb-faqen e re.

Agjencia për Rini dhe Sport deklaroi se brenda dy-tre javëve do të lëshohej në përdorim ueb-faqja e re. Ndërsa në këtë kohë u lëshua në përdorim një ueb-faqe e përkohshme në tre gjuhë.

Zv. drejtori i ri, Amir Bilalli deklaroi se shumë shpejtë ueb-faqja e re do të lëshohet në përdorim, pa precizuar afate konkrete.

Agjencia deklaroi se ueb-faqja është gati dhe se javën e fundit të majit do të vendosej data kur do të publikohet.

Drejtori Naumçe Mojsovski javën e kaluar deklaroi se deri në fund të asaj jave ueb- faqja do të lëshohej në përdorim, por kjo përsëri nuk ndodhi.

Ndryshe, ueb-faqja e përhershme e Agjencisë për Rini dhe Sport është donacion nga OSBE-ja.

ARS-ja deri në lëshimin në funksion të ueb-faqes së re për momentin ka në dispozicion një ueb-faqe të përkohshme në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht, e cila u lëshua në përdorim nëntorin e kaluar.

Rikujtojmë që Agjencia për Rini dhe Sport para se të publikohej ueb-faqja e përkohshme nëntorin e kaluar nuk kishte version në shqip në ueb-faqen paraprake.

Edhe pse kanë kaluar dy vite nga hyrja në fuqi e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, zbatimi i të njëjtit është shumë i zbehtë në praktikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button