SPB Tetovë: Për gjashtë orë 244 sanksione për shpejtësi mbi të lejuarën

Sot në periudhën nga ora 12.00 deri në ora 18.00 në territorin e SPB Tetovë është kryer aksion i intensifikuar kontrollues për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 244 drejtues mjetesh, transmeton Portalb.mk.

“Prej tyre, 73 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 23 mjete kanë lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia maksimale e lejuar. Njëkohësisht, 91 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, kurse 153 jashtë vendbanimit”, njoftoi Fatmir Rexhepi- zëdhënës i SPB Tetovë.

Rexhepi njoftoi se për të gjithë shkelësit janë përgaditur parashtrimet adekuate.Ndërkaq aksioni i intensifikuar i kontrolleve në qarkullim vijon edhe në ditët në vijim.

SPB Tetovë apelon qytetarët- drejtues që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojnë për rregull më të madh të komunikacionit dhe sigurinë rrugore në rajon dhe më gjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button