Site icon PORTALB

Mozaiku madhështor prej kapakëve, ndihmoi fëmijët me nevoja të posaçme

Mozaiku madhështor prej kapakëve

Mozaiku madhështor prej kapakëve

Macedonia Cap Project realizoi eventin madhështor, krijimin e një mozaiku me 50.000 kapakë të plastikës në 50 metra katrorë. Ky aktivitet arriti të tuboi rreth vetës një numër të madh vullnetarësh që ndihmuan në realizimin e tij. Aktivitetin e vizituan një numër i madh i personaliteteve të ndryshme, si Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, përfaqësues nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, mbi 400 nxënës të shkollave fillore, fëmijë me nevoja te posaçme, përfaqësues të mediave e shumë qytetarë të tjerë.

Aktivitetin e ndihmuan kompani te ndryshme si Albafone, Galeria e artit ART Decor, që ishin realizues të projekt idesë së mozaikut, si dhe shumë aktiviste te tjerë.

Ndryshe Macedonia Cap është projekt që grumbullon kapakë të plastikës dhe nga riciklimi i tyre dhuron karroca për personat me nevoja të veçanta që nuk kanë mundësi financiare të blejnë këto karroca. Aktiviteti kishte për qëllim sensibilizimin e qytetareve që të mbrojnë ambientin dhe të mos hedhin kapakë pasi nga 250 kg kapakë ky projekt e siguron një karrocë për personat në nevojë. Të gjithë kapakët e mbledhur qytetaret mund ti dorëzojnë në pikat e grumbullimit si dhe në Shtator në te gjitha sheshet qyteteve në Maqedoni do te bëhet grumbullimi i  kapakëve.

Mozaiku madhështor prej kapakëve
Mozaiku madhështor prej kapakëve
Mozaiku madhështor prej kapakëve
Exit mobile version