Deri tani vetëm premtime për ueb-faqen e ARS-së, këtë herë drejtori premtoi se deri të premten ueb-faqja do lëshohet në funksion

Edhe pse është gati, ueb-faqja e re e Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS) e cila do të jetë në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht ende nuk është lëshuar në përdorim. Nga ky institucion vazhdimisht kanë premtuar se është çështje javësh, por kanë kaluar muaj dhe kjo nuk ndodhi. Sot, drejtori i këtij institucioni i pyetur nga Portalb.mk dha premtim të ri.

Agjencia për Rini dhe Sport vazhdimisht ka shkelur afatet kohore të dhëna për sa i përket lëshimit në funksion të ueb-faqes së re të përhershme. Edhe pse paraprakisht nga kjo Agjenci për Portalb.mk njoftuan se e njëjta është gati, ajo nuk është lëshuar në përdorim ende.

Sot pyetëm drejtorin e këtij institucioni, Naumçe Mojsovskin se pse ende nuk është lëshuar në përdorim e njëjta.

Naumçe Mojsovski
Naumçe Mojsovski

Ai premtoi se deri në fund të kësaj jave e njëjta do lëshohet në përdorim.

“Këtë javë do të lëshohet në përdorim. Po bëhet gati tani e dy muaj, është investim nga Bashkimi Evropian. Ne e kemi testuar faqen tre ose katër herë, ka pasur disa aplikacione që nuk janë futur në faqe. Shpresoj që këtë javë ato probleme të jenë lënë anash dhe deri të premten të lëshohet në përdorim ashtu siç duhet”, tha Mojsovski.

Ndryshe, ueb-faqja e përhershme e Agjencisë për Rini dhe Sport është donacion nga OSBE-ja.

Ueb-faqja e re e ARS-së
Ueb-faqja e re e ARS-së

ARS-ja deri në lëshimin në funksion të ueb-faqes së re për momentin ka në dispozicion një ueb-faqe të përkohshme në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht, e cila u lëshua në përdorim nëntorin e kaluar.

Rikujtojmë që Agjencia për Rini dhe Sport para se të publikohej ueb-faqja e përkohshme nëntorin e kaluar nuk kishte version në shqip në ueb-faqen paraprake.

Edhe pse kanë kaluar dy vite nga hyrja në fuqi e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, zbatimi i të njëjtit është shumë i zbehtë në praktikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button