Site icon PORTALB

Barcelona zyrtarizoi ish-futbollistin e Çelsit

Barcelona ka konfirmuar transferimin e Andreas Christensenit si futbollist të lirë. Mbrojtësi danez është transferuar si futbollist i lirë te Barça pas përfundimit të kontratës me Chelsean, raporton Koha.net.

26-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, që do ta mbaj në “Camp Nou” deri në vitin 2026.

Barcelona i ka vendosur klauzolë lirimi prej 500 milionë euro danezit. Barça po e kompleton gradualisht skuadrën për edicionin e ri.

Exit mobile version