Site icon PORTALB

Osmani tregoi kur mund të ketë takim mes Kurtit dhe Vuçiçit

Vuciq - Kurti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehet optimiste se liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë nën presidencën çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian. Në Slloveni, ku po qëndron për vizitë zyrtare, Osmani tha se Kosova ka plotësuar gjitha kushtet dhe se nuk ka asnjë arsye për kritere të reja, shkruan KosovaPress

Në konferencën e përbashkët për mediat me presidentin slloven, Borut Pahor, Osmani tha se Kosova është treguar konstruktive në dialog me Serbinë, ndërsa bëri të ditur se gjatë këtij muaji mund të ketë takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Nga ana tjetër, presidenti Pahor, inkurajoi që procesi i dialogut të vazhdojë dhe dy palët të angazhohen për arritjen e një zgjidhje.

Pahor po ashtu shprehu mbështetjen ndaj rrugëtimit euro-atlantik të Kosovës.

Exit mobile version