Kosovë, 164 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet 3.140, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 164 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 229.735.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 570 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.851.233 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 49 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 225.583, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.012.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 14 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.700 doza të vaksinës. Deri më sot 823.767 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button