Ministria e Financave informoi se sot është nënshkruar huamarrja me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për mjetet financiare për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë. Në Qeveri gjithashtu u nënshkrua edhe huamarrja për ndërtimin e dy elekranave fotovolltaike në Osllomej të Kërçovës, njofton Portalb.
Siç kumtojnë nga Ministria e Financave, në nënshkrimin e huamarrjeve kanë qenë të pranishëm ministri resor Fatmir Besimi, euroambasadori David Geer, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ai i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, drejtoresha e infrastrukturës në BERZH-it, Susan Goranson dhe shefi i Zyrës së BERZH-it në Maqedoninë e Veriut Andi Aranitasi.
“Me 192 milionë euro të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe 30 milionë euro mjete grant nga instrumenti WBIF ose gjithsej 222 milionë euro, përfundon konstruksioni financiar për ndërtimin nënaksit të dytë të autostradës Shkup – Bllacë dhe ndërtimin e elektranave fotovoltaike në Oslomej dhe Manastir”, thuhet në kumtesën e MF-së.
Portalb.mk ka shkruar për nevojën e përshpejtimit të procedurës për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, duke pasur parasysh faktin se Kosova tashmë ka përfunduar pjesën e saj të punës, ndërsa kilometrat e mbetura nga pika kufitare “Bllacë” deri në Shkup aktualisht zhvillohen vetëm në një korsi për secilin drejtim. Rruga është plot gropa dhe nuk është e rrafsh, megjithëse në të ka frekuencë të zmadhuar të automjeteve.
Kosova është partneri ynë tregtar në të cilin ne eksportojmë më shumë sesa importojmë mallra në vit, ndërsa shumë banorë të këtij vendi shpesh vijnë për të blerje dhe për shërbime të tjera dhe lënë mjete të konsiderueshme financiare në vendin tonë. Përveç përfitimit ekonomik, autostrada përmes Kosovës aktualisht është lidhja më e shpejtë rrugore me portet e Tivarit dhe Durrësit për kryeqytetin e Maqedonisë dhe pjesët veriore të vendit.
- LEXO: Në pjesën e parë të këtij viti pritet të fillojnë 10 kilometrat tjerë të rrugës Shkup-Bllacë, premtoi Rustemi
- LEXO: Pjesa e parë e autostradës Shkup – Bllacë do të jetë gati deri në qershor të vitit të ardhshëm
- LEXO: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka ndërtuar dy kilometrat e para të autostradës Shkup – Bllacë
- LEXO: RMV dy kilometrat e para të autostradës Shkup-Bllacë nuk do të jenë gati as këtë verë
- LEXO: RMV pret që faza e parë e autostradës Shkup-Bllacë të mbarojë në verën e ardhshme
- LEXO: Tenderi për fazën e dytë të autostradës Shkup-Bllacë do të shpallet vitin e ardhshëm, ndërtimi do të fillojë në vitin 2022
- LEXO: Ndërtimi i fazës së parë të autostradës Shkup – Bllacë ka ngecur në eksproprijimin e tokës
- LEXO: Ka përfunduar 50 përqind e eksproprijimit të tokës në trasenë e autostradës Shkup-Bllacë
- LEXO: Pas një numri të madh vonesash, në pranverë do të fillojë ndërtimi i një pjese të autostradës Shkup-Bllacë
- LEXO: U nënshkrua marrëveshja për autostradën Shkup-Bllacë
- LEXO: Pikëpagesa rrugore në autostradën nga pika kufitare Bllacë deri në Shkup, Qeveria filloi procedurat