Site icon PORTALB

Berisha kritikon deputetët e PD: E latë vetëm Strazimirin

Sali Berisha

Sali Berisha

Partia Demokratike ka kritikuar vendimin e marrë nga Byroja e Kuvendit për të dënuar me vërejtje edhe deputetin e PD, Genti Strazimiri.

Edmond Spaho tha se “ky është një amnistim i turpshëm i bandës së organizuar nga Edi Rama”.

Por në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ish- kryeministri Sali Berisha është treguar i ashpër me ligjvënësit e djathtë.

Ai i ka akuzuar ata se e kanë lënë vetëm Genti Strazimirin.

Burimet thanë për GSH se Berisha u ka kërkuar deputetëve që të jenë më të ashpër.

“Ramën nuk duhet ta denoncojë vetëm Strazimiri, por edhe ju deputetët e tjerë. Mos e lini vetëm Strazimirin në këtë betejë,” tha Berisha.

Qëndrimin e Berishës e ka mbështetur edhe Jozefina Topalli.

“Mbështes gjithçka tha Doktori. Strazimiri ka ngelur vetëm në këtë betejë. Edhe nëse Meta nuk u jep të drejtën për të folur, ngrihuni dhe flisni,” tha Topalli.

Exit mobile version