Site icon PORTALB

Për 21 përqind është rritur çmimi i produkteve industriale brenda një viti në Maqedoninë e Veriut

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Në Maqedoninë e Veriut në muajin maj është regjistruar rritje e çmimeve të produkteve industriale në krahasim me muajin dhe vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të larta për 0.8% dhe për 21.7% në nivel vjetor”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me majin e kaluar, rritje më e madhe është regjistruar te Prodhimet kapitale 74.2 përqind, Prodhimet intermediare 28.9 përqind, Energjia 27 përqind, etj.

Exit mobile version