Site icon PORTALB

Parregullsi gjatë pagesës së rrogave, blerjeve dhe regjistrimit në “Kumanova Gas”

Enti shtetëror për revizion

Enti shtetëror për revizion

Enti Shtetëror për Revizion ka kryer revizionin për punën e vitit 2020 te Ndërmarrja publike për ndërtimin e objekteve të infrastrukturës “Kumanova Gas” në Kumanovë, transmeton Portalb.mk.

“Parregullsi gjatë llogaritjes dhe pagesës së pagave të punonjësve në ndërmarrjen publike; regjistrimi i mjeteve dhe detyrimeve nuk është zbatuar plotësisht dhe i drejtë; vlera e marrëveshjeve të lidhura për prokurime publike nuk përputhet me kushtet e parapara në dokumentacionet e tenderit”, raportoi Enti.

Në lidhje me këto parregullsi, Revizioni rekomandoi dorëzimin e propozimit deri te themeluesi në lidhje me llogaritjen e rrogave, miratimi ne aktit për realizimin e plotë, ndërsa gjatë blerjeve publike, të përcaktohen kushtet e tenderit.

“Shprehim mendim të pavolitshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2020 dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura”, vlerësoi Revizioni.

Exit mobile version