Site icon PORTALB

MSH: Prej orës 10 deri në orën 14 sa më pak të ekspozoheni ndaj diellit

Moti sot, mal

Foto nga Portalb.mk/Suad Bajrami

Për shkak të temperaturave të larta, që e kanë përfshirë së fundmi territorin e shtetit, Ministria e Shëndetësisë apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit, e veçanërisht të kenë kujdes dhe t’i marrin masat e duhura për mbrojtjen nga rrezatimi UV. Nëse indeksi UV është më i lartë se 8, sigurohuni që të përdorni krem kundër diellit dhe kapele, por edhe që lëvizja e juaj jashtë të jetë nën hije, njofton Portalb.mk.

“Rrezatimi UV dhe nxehtësia janë më të fuqishme në periudhën ndërmjet orës 10 dhe 14, andaj rekomandohet që gjatë kësaj periudhe të jeni sa më pak të ekspozuar ndaj diellit. Njëkohësisht, vizitorët e plazhit duhet ta kenë parasysh se rëra e bardhë dhe sipërfaqet e tjera të ndritshme reflektojnë rrezatimin UV dhe mund ta dyfishojnë ekspozimin ndaj rrezatimit”, thonë nga MSH.

Indeksi UV

Në vazhdim MSH i rendit rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit:

Exit mobile version