Me 12 qershor filloi sivjet në Shkup turneu tradicional “Teli, Arbeni, Abazi, Ademi, Pajtimi, Ndriçimi dhe Hajredini”, ndërsa mbaroi sonte me ndeshjen ndërmjet Euro Star dhe Fissi Dizhon, transmeton Portalb.mk.
Dashamirët e futbollit në orët e mbrëmjes kanë pasur mundësi në Çair të ndjekin dy ndeshje interesante në futbollin e vogël.
Pjesa e parë e ndeshjes finale Euro Star – Fissi Dizhon mbaroi me barazim, 1-1. Të parët shënuan Fissi Dizhon.
Në pjesën e dytë Fissi Dizhon përsëri kaloi në epërsi. Në momentet e fundit shënoi portieri nga Fissi Dizhon, Shefi Berisha, për rezultatin përfundimtar, 3-1.
Me këtë rezultat, Fissi Dizhon arriti të shpallet fituesi i turneut për vitin 2022.
Sonte ekipi i Juventus Seravës është përballur me ekipin e Restaurant Fontanës – Saraj për pozitën e tretë. Me rezultat 4-3 arriti të fitojë ekipi i Juventus Seravës.