Site icon PORTALB

Për demolimet objekteve në Gjorçe janë marrë në pyetje 27 persona

Zemri Qamili

Zemri Qamili

Ende asnjë padi për personat që shkaktuan dëme materiale ndaj objekteve të shqiptarëve në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit. Numri dy i policisë Zemri Qamili ka thënë se gjatë ditës SPB-ja e Shkupit ka ftuar në bisedë informative 27 persona.

”SPB  e Shkupit vazhdon të punojë për zbardhjen e rastit, sot janë thirrur në bisedë informative edhe 27 persona tjerë dhe po punohet për zbardhjen e rastit në Gjorçe Petrov”, ka thënë për Alsat-M, Zemri Qamili.

Edhe zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski konfirmoi se po punohet në zbardhjen e plotë të rastit të demolimit të objekteve afariste, por nuk saktësoi se sa persona do të paditen  për aktet vandale.

Deri tani janë ngritur pesë padi penale dhe është caktuar masë e paraburgimit për personat që kanë prishur rendin dhe qetësinë dhe kanë penguar pjesëtarët e policisë të kryejnë detyrat.

“Kundër pesë personave është ngritur kallëzim penal dhe iu është përcaktuar masa e paraburgimit nga ana e Gjykatës Themelore. Ndaj 34 personave është ngritur kundërvajtje penale”, ka vijuar më tej Qamili.

Exit mobile version