Site icon PORTALB

Osmani bëri thirrje që Kuvendi i Bullgarisë të mos marrë vendim që do të bllokojë procesin evropian të Maqedonisë në periudhë afatgjatë

Bujar Osmani, foto nga Portalb.mk

Miratimi i rezolutës sot në Parlamentin bullgar, siç parashikohet në propozimin e mbështetur dje nga Komisioni për Punë të Jashtme, do të bllokojë procesin evropian në planin afatgjatë dhe do të paralizojë instrumentet e marrëveshjes afatgjatë të miqësisë, tha sot ministri për punë të jashtme Bujar Osmani në Facebook. Apeli i Osmanit vjen pasi në seancën plenare në Kuvendin popullor bullgar zhvillohej debati për propozimin francez, për të cilin kryeministri Dimitar Kovaçevski dje tha se nuk është i pranueshëm në këtë formë, transmeton Portalb.mk.

“Dy fjalë qëndrojnë ndërmjet suksesit dhe mossuksesit të Bashkimit Evropian në rajon. Fjala “protokoll”, në kornizë, si paradigmë e çështjeve historike dhe fjala “hapje” në paragrafin gjashtë nga përfundimet e Këshillit. Që të dy fjalët nuk janë në propozimin francez si vendime finale, por janë të vendosura (një pjesë e tyre edhe në kllapa) si çështje për ta cilat nuk mund të arrihet pajtueshmëri për shkak pozicionit të Republikës së Bullgarisë.
Miratimi i sotëm i rezolutës në Parlamentin bullgar, në të cilin potencohen pikërisht këto dy çështje do të bllokojë procesin evropian në periudhë afatgjate, njëherazi do t’i paralizojë instrumentet e Marrëveshjes për Miqësi në kohë afatgjate”, shkroi Osmani.

Lidhur me propozimin francez, Osmani thekson se teksti është formuluar me kujdes, ndërsa pyetjet që nuk ishin të pranueshme për Maqedoninë janë futur në kllapa.

“Presidenca franceze u tregua shumë e kujdesshme në formulimin e tekstit duke u kujdesur për ndjeshmërinë e të dy palëve dhe prandaj çështjet të cilat nuk ishin të pranueshme për ne i vendosi si propozime të padefinuara (në kllapa), për të potencuar se ata çështje nuk janë të zgjidhura. Nga këtu, ne mundet vetëm t’i falënderohemi presidencës franceze, por u deshtë ta refuzojmë propozimin e tyre në këtë formë, pikërisht për shkak të pjesëve në të, për të cilat pala bullgare pa asnjë argument nuk dëshmoi mirëkuptim”, shkroi Osmani.

Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Bullgarisë dje miratoi propozimin e liderit të Bullgarisë Demokratike, Hristo Ivanov.

Ai parashikon që Kuvendi Kombëtare t’i japë mandat qeverisë për të miratuar propozimin e presidencës franceze nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:

Exit mobile version