U dha premiera e shfaqes “Ylli Pa Emër” në Tatrin Shqiptar në Shkup (FOTO)
Mbrëmë në Teatrin Shqiptar në Shkup u shfaq peremkera e shfaqjes “Ylli pa Emër” e bazuar në veprën e autorit rumun Mihail Sebastian nën drejtim të regjisorit Hervin Çuli, transmeton Portalb.mk.
Ndonëse autori e ka shkruar veprën në Luftën e Dytë Botërore, ajo paraqet një realitet edhe të ditëve të sotme ku paraqitet një realitet i egër që përballet me atë që njerëzit e gjejnë shumë pak në jetën e tyre, lumturinë apo dashurinë.
Shfaqja vë në pah historinë e një mësuesi fshati i cili është astronom dhe që rastësisht një natë qëllon në stacion të trenit ku takohet me një grua e cila nuk ka paguar biletën edhe përpiqet ta ndihmojë. Ku më pas lind edhe romanca mes tyre, ai i flet për yjet të cilat ajo nuk i ka dëgjuar më parë pasi jeta e saj ishte e izoluar. Ku kjo është edhe tema kryesore e shfaqjes, vetmia.
Pjesë e kastit të aktorëve ishin: Arben Rasimi, Sara Bajrami, Teuta Ajdini Jegeni, Muzabedin Qamili, Genci Mirzo, Abedin Alimi, Mentor Kurti, Sabina Memishi, Rrahim Ramadani dhe Hetem Etemi.
Për skenografinë u përkujdes Berina Kokona, kostumet- Edlira Qyshka, asistent regjie- Abedin Alimi dhe përkthimi nga Gjergj Vlashi.
Ndryshe, shfaqja pritet të ketë edhe repriza periudhën në vijim.