Site icon PORTALB

Edward Joseph: Sofja mund të minojë themelet e shtetit maqedonas

Ndërtesat e parlamentit, qeverisë dhe kabinetit të presidentit në Sofje, Foto: Jim Black/Pixabay

Ndërtesat e parlamentit, qeverisë dhe kabinetit të presidentit në Sofje, Foto: Jim Black/Pixabay

Pas rënies së qeverisë së koalicionit bullgar Kiril Petkov, së cilës dje iu votua mosbesimi, presidenti bullgar Rumen Radev duhet të zhvillojë konsultime me grupet parlamentare në Sofje përpara se të vendosë se cilës parti apo koalicion do t’ia dorëzojë mandatin për formimin e një qeverie të re, ndërsa kjo duhej të jetë “Vazhdojmë me ndryshimin” (PP) e Kiril Petkovit raporton radioja bullgare BNR.

Petkov do të ketë shtatë ditë të paraqesë propozim për kabinet të ri. Nëse dështon, mandati i dytë nga presidenti Radev duhet t’i shkojë partisë së dytë më të madhe GERB të Bojko Borisovit, i cili dje tha se nëse merr mandatin, do t’ia kthejë presidentit. Radev më pas do të duhet të vendosë se cili nga pesë grupet e tjera parlamentare do të japë mandatin e tretë.

Nëse edhe kjo përpjekje dështon, presidenti bullgar Rumen Radev do të duhet të formojë qeveri të përkohshme, të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të reja. Ato mund të zhvillohen më së shpejti në javën e fundit të shtatorit ose tetorit.

Siç shkruan analisti i njohur politik Eduard Jozef në komentin e tij në “Foreign Policy“, një zhvillim i tillë i ngjarjeve – formimi i një qeverie teknike do të ishte i frikshëm, pasi në atë rast në krye të qeverisë teknike do të mund të kthehej bashkëpunëtori i ngushtë i Radevit, Stefan Janev, i cili ishte kryeministër teknik, ndërsa në qeverinë e rregullt të Petkovit edhe ministër i mbrojtjes.

“Janev në mënyrën e papagallit përsëriti përshkrimin e Putinit për luftën ruse në Ukrainë si “operacion special ushtarak”, pas së cilës ai u shkarkua nga Kiril Petkovi. Kthimi i Janevit si kryeministër teknik do të ishte fatkeqësi për Perëndimin në një situatë ku Putini po përpiqet të shkatërrojë solidaritetin transatlantik”, komenton Joseph.

Ai thotë se zhvillimi i fundit i ngjarjeve është në fakt performanca e“krizës ballkanike” e presidentit amerikan Joe Biden.

“Presidenti rus Vladimir Putin mund të presë që qeveria e Bullgarisë, anëtare e BE-së dhe NATO-s, të merret nga aleatët e tij, të udhëhequr nga presidenti i vendit, Rumen Radev. Shumë shpejt vendi nga një mbështetës i gjallë i Kievit mund të kthehet në një linjë të hapur me Moskën”, thekson Joseph.

Megjithatë, tha ai, ekzistonte një mënyrë për të parandaluar një fitore të tillë të Putinit, me taktika që administrata e presidentit amerikan Biden duhet t’i zbatonte pothuajse menjëherë.

“Kyç është të hapetë çështja kryesore që përdor Radevi – nacionalizmin e furishëm kundër fqinjëve maqedonas – në një avantazh të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm politik”, thotë Joseph.

Në një koment të lëshuar rreth dhjetë orë përpara votimit të mosbesimit ndaj qeverisë së Kiril Petkovit, Edward Joseph tha se të udhëhequr nga Radev, “besnikët e Moskës në Sofje përdorën taktika frikësuese të Kremlinit kundër fqinjit të tyre më të vogël, Maqedonisë së Veriut”.

“Në vend të bombave, Sofja po e bllokon Shkupin për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE derisa maqedonasit të dorëzohen ndaj kërkesave bullgare. Petkov dëshiron të heqë veton, por kundërshtarët e tij janë në prag të rrëzimit të tij për shkak të këtij qëndrimi. Krijuar nga pro-rusi Borisov në nëntor 2019, ultimatumi i ndryshueshëm bullgar i ngjan qëndrimit të Putinit ndaj Ukrainës”, thotë Joseph.

Analisti kujton se mosmarrëveshjet e vogla mbi historinë dhe territorin janë shumë të pranishme në Ballkan dhe pjesë të tjera të Evropës Lindore – dhe plotësisht të përshtatshme për t’u përdorur nga Kremlini.

“Në Bullgari, aleatët e Putinit janë të vendosur të përdorin procesin e zgjerimit të BE-së për të minuar sovranitetin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Nën maskën e shqetësimeve për “barazinë e bullgarëve maqedonas”, siç thotë Radevi, Sofja kërkon ndryshime politike, si kuota në administratën publike dhe pranim i përgjithshëm i identitetit bullgar. Në kombinim me ndryshimet natyrore në narrativën historike, Sofja mund të minojë themelet e shtetit maqedonas. Moska e di se kjo do të hapë rrugn për destabilizimin e mëtejshëm në rajon, pasi Serbia, Greqia dhe Shqipëria do të bënin pretendimet e tyre historike dhe territoriale ndaj vendit”, sqaron Joseph.

Lidhur me “propozimin francez” për heqjen e vetos bullgare ndaj vendit dhe krizës aktuale politike, Joseph në komentin e tij, tha se presidenti amerikan Bajden duhet të gjejë zgjidhje të mençur.

“Zgjidhja është që ShBA-ja (dhe aleatët e saj, si Mbretëria e Bashkuar, që mund ta ndjekë Uashingtoni) të hyjnë në marrëveshje dypalëshe kulturore me Maqedoninë e Veriut që mbështesin identitetin maqedonas. Marrëveshja mund të përmbyllet shpejt si pjesë e Dialogut Strategjik të nisur së fundmi midis ShBA-së dhe Maqedonisë së Veriut”, komenton Joseph.

Analisti thotë se kjo mund të bëhet duke marrë përmbajtjen kryesore të nenit 7 të Marrëveshjes së Prespës, i cili respektohet nga të dyja anët e Atlantikut.

“Qeveria e ShBA-së thjesht do të pranonte që populli maqedonas të ketë historinë, kulturën, trashëgiminë dhe gjuhën maqedonase të tij – që është pikërisht identiteti që nacionalistët bullgarë duan të fshijnë,” shkroi Joseph.

Ai thotë se përkundër përfitimeve që sjell, njohja zyrtare e identitetit maqedonas është në të njëjtën kohë një gjë me të vërtet e drejtë.

“Kjo do të thotë ndalimi i bullizmit të stilit të Kremlinit nga një anëtar i NATO-s ndaj një anëtari më të vogël të NATO-s që kërkon vendin e tij në Bashkimin Evropian”, përfundon Joseph.

Exit mobile version