Site icon PORTALB

Shkup, sot fillon Thirrja publike për subvencione për mirëmbajtjen e oxhaqeve

Pastrues oxhaku, foto: MIA

Thirrja e rregullt vjetore për subvencione për mirëmbajtjen e oxhaqeve të shtëpive, fillon sot duke përfshirë aktivitetet e realizuara për pastrimin e oxhaqeve nga data 01.01.2022 deri më 30.11.2022, përkatësisht deri në shfrytëzimin e mjeteve të parashikuara për këtë qëllim me Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2022, transmeton Portalb.mk.

Subvencionet kanë të bëjnë me banorët e qytetit të Shkupit (komunat Aerodrom, Gazi Baba, Kisela Voda, Karposh, Çair, Shuto Orizare, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel dhe Saraj), dhe ato vlejnë për pastrimin e oxhakut në të njëjtën adresë të kartës së identitetit.

Për pjesëmarrje në Thirrjen publike është e nevojshme të plotësohen kushtet e mëposhtme:

Për kompensimin e një pjese të shpenzimeve dhe për të konfirmuar që kriteret për pjesëmarrje janë plotësuar, aplikuesi detyrimisht duhet të depozitojë në mënyrë elektronike nëpërmjet faqes së internetit të Qytetit të Shkupit ose direkt në link-un uslugi.skopje.gov.mk dokumentacionin e mëposhtëm:

Për pjesëmarrje në Thirrjen publike, personat që tashmë janë regjistruar në https://www.uslugi.skopje.gov.mk, nuk kanë nevojë të krijojnë profil të ri dhe nëpërmjet atij ekzistues mund të depozitojnë menjëherë kërkesën e tyre.

Vlera maksimale e subvencionit është 1200 denarë, ndërsa tatimi mbi të ardhurat personale mbulohet nga Qyteti i Shkupit.

Më shumë informacione për Thirrjen publike në gjuhën shqipe mund të gjeni në këtë link.

Problemi kryesor në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, me të cilin ballafaqohet Qyteti i Shkupit, është cilësia e keqe e ajrit ambiental në qytet, veçanërisht grimcat partikulare (PМ10 dhe PМ2,5). Një nga arsyet kryesore për emetimin e këtyre grimcave është ngrohja e objekteve që nuk janë të lidhura me ngrohjen qendrore, para së gjithash, për shkak të djegies jo të plotë dhe joadekuate të drurëve të zjarrit, cilësisë joadekuate të drurëve dhe mënyrës së ruajtjes së tyre dhe përdorimit të stufave të vjetra, të amortizuara dhe teknikisht të parregullta, si dhe nga pastrimi dhe mirëmbajtja jo e rregullt e oxhaqeve.

Exit mobile version