Site icon PORTALB

RMV, në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Foto nga Pexels

Dizeli pas mesnate do të shtrenjtohet për gjysmë denari, ndërsa benzina do të ulet për 1,5 denarë për litër, njoftoi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, transmeton Portalb.mk.

Me vërejtjen se çmimet janë shumë të larta, Bislimoski tha se ato nuk varen nga Maqedonia dhe theksoi se kur disa ekspertë merren me interpretimin e çmimeve, duhet të kenë parasysh kursin e dollarit, i cili ka arritur në 59 denarë.

Sipas njoftimit të Bislimoskit, një litër dizel do të shitet për 110 denarë, aq sa me uljen prej 1,5 denarë do të kushtojë Benzina 95, gjegjësisht 110 denarë, ndërsa Benzina 98  do të ketë çmim prej 112 denarë.

Exit mobile version