Site icon PORTALB

MPB: 45 emigrantë janë gjetur në shtëpinë e kumanovarit

Policia e Maqedonisë

Policia ka gjetur mbrëmë 45 emigrantë në shtëpinë e U.F. (41) nga Kumanova. Shtëpia e tij u kontrollua me urdhër të gjykatës, ku 44 nga shtetasit e huaj që u  gjetën ishin nga Pakistani dhe një nga India, transmeton Portalb.mk.

Kumanovari, siç informojnë nga MPB-ja, është ndaluar në stacion policor, ndërsa emigrantët janë dërguar në qendrën transitore Tabanovc për procedurë të mëtutjeshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, policia paralajmëroi kallëzim penal.

Exit mobile version