Site icon PORTALB

Prej në mëngjes deri në mbrëmje nesër në Shkup do të këtë aktivitete të festivalit “Hapësira të reja 2022”

Virusi korona, qytetarë, infektim, Shkup, maska

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Qyteti i Shkupit ka shpalosur aktivitetet e festivalit “Hapësira të reja 2022”, aktivitete që do të zhvillohen në dy pjesë dhe në dy lokacione të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Programi i festivalit këtë vit është ndarë në dy pjesë dhe në dy lokacione – pjesa e parë është në shëtitore deri në hyrjen e anijes “Sinegalija”, nga ana e QTQ-së dhe aty do të jenë segmentet “Hapja”, “Hapësira të reja poetike”, “Vallëzim në breg”, “Moment poetik botëror” dhe “Pikturojmë në breg”, ndërsa pjesa e dytë do të përfshijë koncertin me segmentet “Ritëm i ri” dhe “Mikrofon i hapur” që do të mbahet në shkallët e Urës së Gurit, te spiranca”, njoftoi Qyteti i Shkupit.

Aktivitetet do të zhvillohen nga ora 09:30 deri në ora 21:00 në bregun e lumit Vardar, por në rast se do të bie shi, aktivitetet do të zhvillohen në korridorin e Qendrës Tregtare të Qytetit.

Ekspozita е shitjeve do të vendoset në mëngjes, ndërsa piktorët do të krijojnë gjatë gjithë kohës së programit. Ideja është që e gjithë ngjarja të jetë një instilacion i madh artistik i përbashkët”, raporton Qyteti.

Exit mobile version