Site icon PORTALB

Iku nga burgu, por Policia përsëri e arrestoi 43 vjeçarin nga Shkupi

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

MPB, ilustrim, Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 43 vjeçarin G.M. nga Shkupi pasi për të kishte edhe flet arrest nga Burgu i Idrizovës, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit e policisë nga Ekipi Operativ Kërkimor kanë arrestuar 43 vjeçarin G.M. nga Shkupi. Ai kërkohej me flet arrest nga burgu i Idrizovës”, raportoi Policia.

I arrestuari më herët kishte ikur nga burgu, ku duhej të qëndronte 13 muaj për kryerjen e veprës penale në bazë të nenit 236.

Exit mobile version