Site icon PORTALB

Presidenti Pendarovski foli në Forumin e Prespës për Dialog

Presidenti Stevo Pendarovski FPD

Presidenti Stevo Pendarovski sonte mori fjalën në sesionin zyrtar hyrës të nivelit të lartë “Çka pas luftës në Ukrainë?” në Forumin Prespës për Dialog, i cili para pjesëmarrësve të forumit, tha se projekti i papërfunduar evropian ka pasoja të sigurisë për rajonin dhe më gjerë, transmeton Portalb.mk.

“Tashmë është ngrirë mendimi se politika e zgjerimit është politika më e suksesshme e BE-së, sepse shtetet anëtare të BE-së me vite thonë se dëshirojnë fillimisht thellimin e BE-së, e pastaj zgjerimin e saj”, tha presidenti Pendarovski.

Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski theksoi se integrimi i papërfunduar i Ballkanit Perëndimor lidhet me veprimet e Rusisë, kërcënimet hibride dhe lajmet e rreme dhe përkujtoi se vendi ynë është një nga vendet në rajon që ka dëbuar disa diplomatë rusë në vitin e fundit.

Sipas tij, Rusia nuk është e mundur të shihet brenda kufijve demokratikë të Evropës pa ose me luftën në Ukrainë, e aq më tepër për shkak të luftës në Ukrainë.

Duke theksuar se mbështetja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian ka rënë në mënyrë drastike në vitet e fundit, presidenti Pendarovski bëri thirrje për një perspektivë të qartë për vendet e rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Brukseli duhet të dalë përpara dhe të na thotë drejtpërdrejt – ky është plani ynë për ju, ne jemi vërtet serioz në synimet tona për të integruar Ballkanin Perëndimor në aspektin ekonomik, politik dhe të tjera. Përndryshe, gjithnjë e më shumë njerëz do të bëhen skeptikë për projektin evropian dhe regjimet autokratike do të forcohen në rajon”, tha presidenti Pendarovski në fjalimin e tij, duke kujtuar se rajoni po përballet me një katastrofë demografike duke pritur përparimin në procesin e integrimit evropian. .

Në seancën hyrëse  moren fjalën edhe presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, e Kosovës, Vjosa Osmani, i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, përmes video-lidhjes iu drejtua të pranishmëve.

Ndryshe Forumi i Prespës po mbahet nga 16 deri më 18 qershor në Ohër.

LEXO: Mishel në takim me krerët e RMV-së: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE çështje me prioriet të lartë

LEXO: Kryesuesi i OSBE-së dhe presidenti slloven në “Forumin e Prespës”: Diskutim për ngjarjet e sigurisë dhe eurointegrimet

LEXO: Zelensky foli në Forumin e Prespës

Exit mobile version