BGNES: Kryeministri bullgar Petkov mund të heqë veton ndaj Maqedonisë me mbështetjen e Francës

Kryeministri Kiril Petkov në Kuvendin Popullor do ta dërgojë propozimin francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë, siç njoftoi BGNES mëngjesin e sotëm, Petkov ua ka thënë bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.

Siç thuhet në tekst, Petkov u mburr se “është i njohur në detaje me skemën se si do të ndodhë e gjithë kjo”:

“Të enjten (sot, 16 qershor) do të dërgohet zyrtarisht në të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe unë personalisht do ta dërgoj nesër në parlament. Personalisht, Emanuel Macron dhe Olaf Scholz qëndrojnë fort pas meje. Do ta pranojmë, pas kësaj biem dhe do të vazhdojmë më tej”, citon BGNES të ketë thënë Petkov.

Dje, në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Petkov lexoi kërkesën e tij, e cila u pranua menjëherë dhe e cila parashikon që “propozimi i kryesisë franceze të dërgohet menjëherë në Komisionin parlamentar për punë të jashtme”.

“Me këtë lëvizje, Petkov, përveç izolimit të të gjithëve nga kjo çështje e rëndësishme, duke përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, fsheh praktikisht gjithçka nga shoqëria bullgare për të cilën ka pranuar individualisht dhe vazhdon të negociojë me diplomatë të huaj. Kiril Petkov premtoi gjithashtu “sulm brutal diplomatik ndaj të gjithë politikanëve bullgarë nga diplomatë të huaj në Sofje. Sipas tij, më aktivë do të jenë diplomatët francezë, gjermanë dhe amerikanë”, thuhet në tekstin e BGNES.

Dje në dëgjimin e ministres së punëve të jashtme Teodora Gençovska, ajo tha se Petkov i ka premtuar komisionerit për zgjerim të BE-së Oliver Varhei se do ta heqë veton para përfundimit të presidencës franceze, e cila përfundon më 1 korrik.

“Shihet qartë, Kiril Petkov ka për qëllim që personalisht ta marrë këtë vendim gjatë samitit të BE-së që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Paris. Udhëzimet e dërguara nga Qeveria për përfaqësuesin tonë të përhershëm të Bullgarisë në BE Rumen Alexandrov në lidhje me bisedimet mes Shkupit dhe Sofjes theksojnë mungesën e një çështjeje të ndjeshme për historinë e përbashkët dhe ekziston qëllimi që të mos respektohet kuadri bullgar i tetorit 2019, pozicioni, mbështetur me deklaratën e Kuvendit popullor dhe dy Këshillave ëëshillëdhënës të sigurisë kombëtare nën Presidentin (zbatimi i Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë do të jetë pjesë e kushteve të negociatave dhe Konferenca e parë Ndërqeveritare do të lidhet me progresin real në zbatimin e Marrëveshjes)”, komenton BGNES.

Në fund, shtohet se “shqetësuese është edhe heshtja e presidentit Rumen Radev, i cili një muaj më parë falënderoi presidentin Macron për përpjekjet e tij”.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button