Deputeti Skender Rexhepi do të vazhdojë mandatin e deputetit në këtë legjislaturë të Kuvendit si deputet i pavarur, transmeton Portalb.mk.
“I nderuar Kryetar, Ju informoj se nga dita e sotme, 14.06.2022, unë Skender Rexhepi do të veproj si deputet i pavarur në Kuvendin e RMV”, ka shkruar Skender Rexhepi deri te Kuvendi.
Ndryshe, Alternativa dje ka zgjedhur Kryesinë e partisë. Listën e emrave të kryesisë i ka propozuar kryetari i partisë, Afrim Gashi. Në listën e kryesisë, nuk ishte emri i Zejd Rexhepit, i cili ka kritikuar qeverisjen e partisë së tij gjatë këtyre muajve.
Rexhepi mandatin e kaluar për herë të parë u bë deputet përmes listës nga Lëvizja Besa, ndërsa këtë mandat arriti të bëhet deputet përmes listës së koalicionit “Tash është Koha”, e përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Deri në momentin e prishjes së këtij koalicioni në Kuvend, ai ushtronte funksionin e udhëheqësit të grupit parlamentar me 12 deputetë.