Site icon PORTALB

Çmime rekord në Maqedoninë e Veriut për produktet e shportës bazë

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Foto: Portalb.mk

Inflacioni arriti një rekord të ri prej 12 për qind në muajin maj në Maqedoninë e Veriut, krahasuar me majin e vitit të kaluar, raporton EN.

Statistikat tregojnë një rritje prej 17% të çmimit të produkteve ushqimore bazë, sidomos vaji, i cili për një vit ka pësuar rritje me mbi 40 për qind.

Çmimi i bukës është rritur me 20 për qind.

Rritje të çmimeve kanë shënuar edhe qumështi, djathi, vezët, frutat, perimet, energjia dhe transporti ndërsa paga minimale nuk mbulon nevojat elementare të një familjeje.

Exit mobile version