Site icon PORTALB

Masat për përballimin e krizës do të pasojnë pas votimit të rebalancit të buxhetit, thotë Bytyqi

Fatmir Bytyqi, Zv/kryeministër për çështje evropiane

Masat e reja për përballimin e krizës nisin sapo të votohet ribalanci i buxhetit në Kuvend. Masat u destinohen qytetarëve dhe kompanive më kritike, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, transmeton Portalb.mk.

Ai i ftuar në “Brifingun e mëngjesit” theksoi se të gjitha masat e marra duhet të jenë adekuate dhe të mundshme në një periudhë të caktuar, secila masë mund të ketë pasoja negative për palën tjetër.

“Masat kanë për qëllim kategoritë më vulnerabël, presioni është i madh, po marrim masa njësoj si në pandemi, të parat ishin për të gjithë, ndërsa më pas për qytetarët dhe kompanitë më kritike. Gjithashtu, edhe tre programe për bujqësinë përmes fondit të ndërhyrjes nuk mund të kalojnë derisa të miratohet ribalanci i buxetit. Kemi pasur ulje taksash si për produktet ashtu edhe për karburantet dhe energjensët, për energjinë mbeti. Për opozitën rebalansi është i vonuar, prandaj për këtë arsye ka paraqitur 800 amendamente”, tha Bytyqi.

Sa i përket rritjes së theksuar të çmimeve pas përfundimit të masave për produktet ushqimore bazë, Bytyqi theksoi se kjo ka ardhur për shkak të rritjes së marzheve dhe ka qenë rritje e paarsyeshme, artificiale e çmimeve, por pas indikacioneve të tij çmimet janë kthyer ose kanë stagnuar.

“Në kohë krize nuk mund të sillesh si përfitues ushtarak dhe ne e dimë se si përfundojnë përfituesit ushtarakë. Bëj thirrje për vlera morale të biznesmenëve të cilët duhet të kenë parasysh gjendjen e përgjithshme dhe në ekonominë e tregut duhet të ketë norma morale dhe etike”, tha Bytyqi.

Ai theksoi se huamarrja dje ka rënë me 2.2 për qind dhe, siç tha ai, qytetarët nuk duhet të shqetësohen për huamarrjen përderisa është për qëllime produktive dhe për t’u përballur me krizën.

“Kemi marrë hua gjatë pandemisë, por kemi pasur rënie ekonomike më të ngadaltë për 4.2 për qind. Kështu, ne shpëtuam 60.000 vende pune. Nuk është produktive vetëm të bësh ndërtesë apo një rrugë, është produktive të shpëtosh një familje nga humbja e punës. Huamarrja për të shpëtuar qytetarët nga kriza, për të siguruar energji, rrymë dhe ngrohje, për të krijuar vende pune, për të vazhduar investimin në infrastrukturë është produktive”, tha Bytyqi.

Exit mobile version