Për një vjet, kompanitë në Maqedoninë e Veriut kanë realizuar punë ndërtimore në vlerë mbi 500 milionë euro

Në Maqedoninë e Veriut kompanitë kanë realizuar punë ndërtimore në vlerë mbi 500 milionë euro, ndërsa pronarët individualët kanë realizuar punime ndërtimore në vlerë prej 207 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

“Subjektet afariste të cilat merren me veprimtari ndërtimi kanë realizuar punë ndërtimore në vlerë prej 32 470 968 000 denarë. Nga ata, 13 004 936 000 denarë janë për objekte në pronësi individuale”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që janë përfunduar gjithsej 3 235 banesa me sipërfaqe të përgjithshme prej 211 252 metra katror, apo mesatarisht 65 metra katror për një banesë.

“Pronarët individual kanë realizuar punë ndërtimore në vlerë prej 12 760 179 000 denarë”, raportojnë nga Enti, duke sqaruar që gjithsej janë ndërtuar 2 264 objekte, ndërsa janë përfunduar 2 724 banesa me sipërfaqe përgjithshme 331 403 metra katror.

Në Rajonin e Shkupit janë realizuar më së shumti punë ndërtimore, si nga kompanitë, ashtu edhe nga pronarët individual. Kompanitë kanë ndërtuar më së shumti ndërtesa në Saraj (155), Strumicë (132), etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button