Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira lokale të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë jugperëndimore e dobët deri në mesatare.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri në 16, ndërsa e ditës prej 25 deri në 31 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë jugperëndimore e dobët deri në mesatare. Nga fundi i ditës do të ketë rritje të vranësirave.
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 11, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 30 gradë Celsius.
Të enjten dhe të premten gjatë ditës Maqedonia do të jetë nën ndikimin e valës së lagësht nga Mesdheu nga i cili priten reshje më të mëdha të shiut dhe vetëtima të rralla, veçanërisht në pjesën lindore të vendit. Temperaturat e ajrit dukshëm do të bien. Moti i ndryshueshëm dhe i freskët do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës.