Site icon PORTALB

Kryeparlamentari Xhaferi i shpalli zgjedhjet lokale për dy komuna në Maqedoninë e Veriut

Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Portalb.mk

Në dy komunat e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen zgjedhje për kryetar të komunës më 20 gusht, pas vendimit të shpallur nga kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talar Xhaferi, transmeton Portalb.mk.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në përputhje me kompetencat e veta kushtetuese, sot i shpalli zgjedhjet për kryetarë të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupa”, raportojnë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Planifikohet që zgjedhjet për kryetar në këto dy komuna do të mbahen më 20 gusht.

Në zgjedhjet e përsëritura në prill, nuk është siguruar censusi prej 1/3 të trupit të përgjithshëm votues prej 7.077 votuesve. Në garën për kryetar të komunës, ashtu siç edhe më 17 tetor të vitit të kaluar kanë marrë pjesë Arijan Ibraim nga Partia Demokratike e Turqve, i cili besimin e qytetarëve e kërkonte për herë të tretë dhe Shain Shaqir nga Lëvizja për Bashkimin Nacional të Turqve.

Exit mobile version