Site icon PORTALB

RMV, qasja në shërbimet e specializuara dhe SOS-linjat falas për viktimat e dhunës

Celular

Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë krijuar SOS-linja, të cilat menaxhohen nga shoqatat. Këto linja janë falas për viktimat dhe shërbimet ofrohen nga operatorë të trajnuar për të ofruar këtë lloj shërbimi. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se në katër vitet e fundit ka financuar në vazhdimësi linjën mobile falas SOS e cila menaxhohet nga një shoqatë e përzgjedhur me shpallje publike, transmeton Portalb.mk.

Për sa i përket shërbimeve të specializuara dhe mbështetjes për të gjitha gratë viktima dhe fëmijët e tyre, Ministria Sociale njoftoi se sektori shëndetësor ofron shërbime shëndetësore, koordinim ndërsektorial, informacion dhe referim, mbështetje psikosociale, ekzaminim gjinekologjik, vlerësim të shtatzënisë së padëshiruar, kontracepsion urgjent, vlerësim dhe terapi të SST – infeksioneve seksualisht të transmetueshme, ekspertiza mjeko-ligjore, abort, këshillim për kontraceptivë, kovid-test.

Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë shërbime të specializuara për gratë viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, në shtatë rajone planore në territorin e RMV, si në vijim:

Për funksionimin e duhur të këtyre shërbimeve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka zhvilluar:

Shërbimet e specializuara për gratë viktima të dhunës janë në dispozicion të çdo gruaje, në përputhje me nenin 7 të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, i cili përcakton kategorinë e grave të cenueshme.

Shërbimet e specializuara, të cilat krijohen si njësi organizative të qendrave për punë sociale, janë të kategorizuara në programin buxhetor të qendrës për punë sociale. Shërbimet e specializuara, të cilat menaxhohen nga shoqatat dhe financohen nga Ministria, sigurohen çdo vit në përputhje me Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese. Shërbimet që marrin viktimat janë pa pagesë, pavarësisht nga të ardhurat e tyre.

Koordinimi dhe referimi në shërbime të specializuara për gratë viktima të dhunës dhe dhunës në familje mund të bëhet nga qendra për punë sociale; shoqata; polici/zyrtar policor.

Përkundër se ka shërbime të specializuara për kategoritë vulnerabël të shoqërisë, sërish janë të pamjaftueshme.

Raportin Vjetor të “Amnesty International” në pjesën për dhunën ndaj grave dhe vajzave thuhet se misogjeneza dhe gjuha e urrejtjes janë rritur. Policia nuk arriti të hetojë ankesat e grave dhe vajzave, fotot e të cilave pa lejen e tyre u shfaqën në mesin e 7000 përmbajtjeve të përbashkëta – të shpërndara nga burrat në rrjetin social Telegram (rasti i njohur si Dhoma Publike). Aktakuzë për dy meshkuj për pornografi me fëmijë u hap në korrik.

Në prill, sektori joqeveritar rekomandoi një paketë për të mbështetur gratë viktima të dhunës në familje dhe bëri thirrje që femicidi të jetë krim në vete.

Exit mobile version